STUDIO PËRKTHIMI

INTERPRETIME - BOTIME


SHERBIME
AUDIO-VISUAL
ME TITRA


Literatus ju ofron shërbime të kompletuara titrash për filma, dokumentarë, emisione informative, programe muzikore, intervistash duke ofruar edhe përpunimin e materialit tuaj filmik në çfarëdo lloj formati video që ju nevojitet (DVD, mpeg, mp4, divx, etj). Përkthimi dhe vendosja e titrave ofrohet si në formatin e inkorporuar (hardcoded) ashtu edhe në format të veçantë titrash të mbivendosshëm mbi video sipas dëshirës (psh në srt format). Gërshetimi i pajisjeve analoge me teknologjinë moderne digjitale na jep mundësinë të marrim përsipër edhe kthimin (konvertimin) e çfarëdo lloj materiali video relativisht të vjetër që zotëroni (psh vhs) në një nga formatet e dëshiruara dixhitale moderne të lartpërmendura (digital video).

Për kryerjen dhe realizimin e këtyre projekteve, zyra e përkthimeve Literatus ka në stafin e saj profesionistë, teknikë dhe përkthyes titrash të specializuar në:

  • teknikat e shndërrimit të gjuhës së folur në gjuhën e shkruar
  • rregullat e vendosjes së titrave
  • në sinkronizimin e saktë të titrave
  • në përshtatjen apo shkurtimin e fjalorit që del me nënkuptim pamor
  • në teknikat moderne të përkthimit gojor në atë me shkrim etj.

Parapërgatitja e përkthimit pamor-dëgjimor (optiko-akustik) ka të bëjë me:

  • kuptimin e procesit të nxjerrjes së thelbit të gjuhës së folur në atë të shkruar
  • zbatimin e teknikave të veçanta nëpërmjet programeve (software) të përpunimit video me titra

Kryerja e projektit të titrimit i nënshtrohet proceseve të ndryshme si:

  • përcaktimi i parimeve të analizës së tekstit dhe të folurit
  • implementim i modeleve bashkëkohore të montazhit me titra
  • zbatim i parimeve që përmbajnë lloje të ndryshme gjuhësore dhe mënyrat e shndërrimit të tyre në titra

Eksperienca jonë shumëvjeçare në fushën e përkthimit optiko-akustik (pamor-dëgjimor) dhe implementimi i teknologjise elektronike bashkëkohore na japin mundësinë të zhvillojmë metodikë profesionale dhe teknikë të shkëlqyer në mënyrë që të jemi në lartësinë e duhur për të prodhuar projekte cilësore si dhe t'i përgjigjemi me sukses nevojave të nivelit profesional të fushës audio-visual. .

Bashkëpunëtorët tanë njohin në mënyrë të shkëlqyer gjuhët që punojnë si dhe janë zotërues të çertifikimeve profesionale gjuhësore. Titrat tona ndjekin rreptësisht standartet e EBU (European Broadcasting Union).


Interpretim në Selanik
Interpretim në Kerkyra për Interreg
Interpretim dhe shërbime audio-visual me titra për ERT3
Shërbime audio-visual me titra në Tiranë për BE-në