STUDIO PËRKTHIMI

INTERPRETIME - BOTIME


Lotaria
Amerikane
DV-2019


Programi i vizave emigruese të shumëllojshmërisë

Zyra e përkthimeve Literatus në Selanik, ju ofron mundësinë e plotësimit të llotarisë amerikane, me përgjegjësi, saktësi, seriozitet dhe eksperiencë shumëvjeçare tashmë duke bërë të mundur dhe realizuar ëndrrën amerikane të dhjetëra e dhjetërave familjeve shqiptare që kanë aplikuar nëpërmjet nesh në qytetin e Selanikut.

Gjatë këtyre viteve nga zyra jonë kanë shkuar në Amerikë mbi njëqind familje shqiptare. LLOTARIΑ AMERIKANE DV-2019 Literatus – ju ofron edhe sivjet asistencën teknike për plotësimin pa gabime të formularit elektronik.

Fotografitë - FALAS
Edhe sivjet, zyra jonë ju ofron ndihmën dhe asistencën teknike për plotësimin dhe aplikimin elektronik të Lotarisë Amerikane DV-2019, e cila fillon ditën e enjte1 tetor 2015, dhe perfundon të martën më 3 nëntor 2015.

Zyra jonë merr përsipër:

  • nxjerrjen dhe përpunimin elektronik të fotografive tuaja,
  • plotësimin pa gabime të formularit elektronik,
  • dërgimin dhe dhënien e konfirmimimit elektronik për marrjen në dorëzim të aplikimit tuaj.

Aplikantet janë te lutur të mos presin deri javën e fundit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojne mbingarkesë në sistem dhe vonesë në regjistrimin e aplikimit. Asnjë aplikim nuk mund të pranohet pas orës 19:00 ()GMT+2) të datës 3 nëntor 2015.

Gabimi më i vogël në plotësimin e formularit elektronik shkakton skualifikimin tuaj përfundimtar.

Mund të aplikojë çdo njëri, madhor, mbi moshën 18 vjeç (fëmijët deri më 21 vjeç mund të aplikojnë edhe bashkë me prindërit e tyre) i cili plotëson kushtin e edukimit (shkollës) ose që ka eksperiencë pune. Konkretisht, duhet të keni mbaruar shkollën e mesme ose një shkollë tjetër të barasvlershme me të ose edukim te plote 9-vjeçar dhe të mesem, OSE te keni 2 vjet eksperience pune 5 vjetët e fundit. Pasi regjistrimi te jete kryer me sukses, ne do t'ju japim nje mandat konfirmimi qe permban emrin tuaj dhe nje numer unik konfirmimi. Këtë mandat e ruani dhe duke filluar nga data 3 maj 2016, ne mund të kontrollojmë statusin e DV-2019 te aplikimit tuaj në Internet per t'ju informuar nëse keni fituar llotarinë DV-2019 ose jo.

Në vijim ne marrim përsipër takimin tuaj per intervisten e vizes emigruese ne Ambasade. Në rast se ky konfirmim humbet, ne, me konsensusin tuaj, mbajmë kopje dhe kontrollojmë në se keni fituar.

Aplikimet me letër nuk do të pranohen. Metoda e vetme per aplikimin për Llotarinë Amerikane është rruga elektronike.

Specifikimet e përbërjes së fotografisë:
Fotografia digjitale, me të cilën do të aplikoni per llotarinë, duhet të jetë në përputhje me specifikimet e kompozimit te fotografisë. Këtë e marrim përsipër ne, FALAS!

Informacion shtesë për Llotarinë amerikane DV-2019

Një vështrim i përgjithshëm i programit
Programi i Vizave Emigruese të Shumёllojshmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administrohet nga Departamenti i Shtetit në bazë vjetore. Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA) mundёson viza për një grup “emigrantësh të shumёllojshmërisë”, prej vendeve me shkallë historikish të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Pёr vitin fiskal 2019, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas. Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmёrisё në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit. Për Lotarinë DV-2019, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm. Nuk ka ndryshime për pranueshmërinë këtë vit.

Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesat e arsimit ose kërkesat e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, si vijon: OSE • Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm; OSE • dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës.

Periudha e regjistrimit
Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2019 duhet të kryhet në mënyrë elektronike midis mesditës, Orës Ditore Lindore (EDT) (GMT-4), e enjte, 1 tetor 2019, dhe mesditës, Orës Standarte Lindore (EST) (GMT-5), e martë, 3 nëntor 2019. Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesё të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen.

Përzgjedhja e Aplikantëve
Bazuar në shpërndarjen e vizave tё disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndёrmjet aplikimeve të kualifikuara. Për të gjithë aplikantët e DV-2019 do të kërkohet të shkojnë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi DV-2019 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë në dispozicion duke filluar nga 3 maji 2019 deri tё paktёn më 30 qershor 2019. Nëse jeni përzgjedhur, në mënyrë që të merrni njё vizë DV pёr të emigruar në Shtetet e Bashkuara, ju prapёseprapё duhet të përmbushni të gjitha kërkesat e pranueshmërisё sipas ligjit të SHBA-sё. Këto kërkesa mund të rrisin nivelin e kërkuar të shqyrtimit dhe kohën e nevojshme për shqyrtim për vendasit e disa vendeve të renditura në këtë njoftim, duke përfshirë, por jo kufizuar në, vendet e pёrcaktuara si shtete sponsorizuese të terrorizmit. Të gjitha shqyrtimet e aplikimeve dhe lëshimi i vizave DV të aplikantëve të përzgjedhur që kanë plotësuar kërkesat e duhura edhe për anëtarët e familjes së tyre duhet të përfundojnë deri në mesnatë më 30 shtator 2019. Në asnjë rrethanë DV-tё nuk mund të lëshohen apo të autorizohen pas kësaj date, dhe as anëtarët e familjes së DV-sё tё cilёt nuk e morёn vizёn nё tё njёjtёn kohё me aplikantin kryesor nuk mund t'i bashkohen aplikantit kryesor në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date.


Infrastruktura e studios Literatus
Botime ne gjuhë të huaj nga Literatus
Skuadra botuese Literatus
Shërbimi i përditshëm ndaj klintëve, 2017 Literatus