Zyra e përkthimit Literatus merr përsipër organizimin e plotë dhe ofron shërbime interpretimi (përkthim gojor) në aktivitete, seminare, konferenca, në takime kryetarësh shtetesh, ministrash dhe autoritetesh të tjerë të rëndësishëm akademikë, shkencorë, njerëz të biznesit me terminologji të përgjitshme ose të profilizuar. Shërbimet e interpretimit (përkthimit gojor) mund jenë: interpretim i njëkohshëm (simultant), vijues, me pëshpërimë, interpretim me shenja etj.
Zyra jonë, një nga kompanitë më të njohura të përkthimit në Ballkan (me profilizim të veçantë gjuhët dhe zbatimet gjuhësore ballkanike) ka një kurbë ngritëse dhe një aktivitet ekonomik në rritje, pasi ka marrë përsipër interpretime në konferenca të rëndësishme politike ose ekonomike në rajonin e Ballkanit me praninë e krerëve të shteteve ose ministrave përkatës, konferenca shkencore ose seminare të ndryshme në Gadishullin Ballkanik..
Për mbulimin e plotë cilësor të seminareve, kolokiumeve tuaja qendra e përkthimeve Literatus përdor pajisje bashkëkohore teknike dhe sisteme zëri, për arkivimin digjital të aktivitetit (pamor dhe zanor) si kabina audipack silent 9500 ISO 4043, marrës valorë (wireless) interpretimi bosch, dhënësa Bosch DCN, 2 antena IR Bosch 12,5 Watt, konsolë interpretimesh Bosch DCN, kabllimin të nevojshëm, etj. Vlen për t’u përmendur se sistemi audio–interpretues që përdorim është i tipit DCN (digital computer network) i Philips, sistem që përdor edhe Parlamenti Grek.
Zyra e përkthimeve Literatus merr përsipër edhe regjistrimin audio ose vizio të aktivitetit në rast se nevojitet si dhe proces-verbalin e takimeve, me ndihmën e sistemeve audio-media interface posaçërisht për ndarjen e gjuhëve.