Literatus    Shërbime         Veprimtari        Klientët          Dëshmi             Kontakt

SHËRBIME AUDIO-VISUAL ME TITRA

Literatus ju ofron shërbime të kompletuara titrash për filma, dokumentarë, emisione informative, programe muzikore, intervistash duke ofruar edhe përpunimin e materialit tuaj filmik në çfarëdo lloj formati video që ju nevojitet (DVD, mpeg, mp4, divx, etj) . Përkthimi dhe vendosja e titrave ofrohet si në formatin e inkorporuar (hardcoded) ashtu edhe në format të veçantë titrash të mbivendosshëm mbi video sipas dëshirës ( psh në srt format). Gërshetimi i pajisjeve analoge me teknologjinë moderne dixhitale na jep mundësinë të marrim përsipër edhe kthimin (konvertimin) e çfarëdo lloj materiali video relativisht të vjetër që zotëroni (psh vhs) në një nga formatet e dëshiruara dixhitale moderne të lartpërmendura (digital video).

Për kryerjen dhe realizimin e këtyre projekteve, zyra e përkthimeve Literatus ka në stafin e saj profesionistë, teknikë dhe përkthyes titrash të specializuar në:

  • teknikat e shndërrimit të gjuhës së folur në gjuhën e shkruar
  • rregullat e vendosjes së titrave
  • në sinkronizimin e saktë të titrave
  • në përshtatjen apo shkurtimin e fjalorit që del me nënkuptim pamor
  • në teknikat moderne të përkthimit gojor në atë me shkrim etj.

    Parapërgatitja e përkthimit pamor-dëgjimor (optiko-akustik) ka të bëjë me:

  • kuptimin e procesit të nxjerrjes së thelbit të gjuhës së folur në atë të shkruar
  • zbatimin e teknikave të veçanta nëpërmjet programeve (software) të përpunimit video me titra.

    Kryerja e projektit të titrimit i nënshtrohet proceseve të ndryshme si:

    • përcaktimi i parimeve të analizës së tekstit dhe të folurit
    • implementim i modeleve bashkëkohore të montazhit me titra
    • zbatim i parimeve që përmbajnë lloje të ndryshme gjuhësore dhe mënyrat e shndërrimit të tyre në titra.

    Eksperienca jonë shumëvjeçare në fushën e përkthimit optiko-akustik (pamor-dëgjimor) dhe implementimi i teknologjise elektronike bashkëkohore na japin mundësinë të zhvillojmë metodikë profesionale dhe teknikë të shkëlqyer në mënyrë që të jemi në lartësinë e duhur për të prodhuar projekte cilësore si dhe t'i përgjigjemi me sukses nevojave të nivelit profesional të fushës audio-visual. .

    Bashkëpunëtorët tanë njohin në mënyrë të shkëlqyer gjuhët që punojnë si dhe janë zotërues të çertifikimeve profesionale gjuhësore. Titrat tona ndjekin rreptësisht standartet e EBU (European Broadcasting Union).

  • Odysseos 6, 54627 Selanik Tel. 2310 516251 info@literatus.gr
    © Literatus 2012 - Përkthim Interpretim