STUDIO PËRKTHIMI

INTERPRETIME - BOTIME


SEKSIONI I
PËRKTHIMEVE


Literatus-Përkthime, interpretime dhe zbatime gjuhësore, është themeluar në Selanik (1996) nga gjuhëtarë të njohur, përkthyes të kualifikuar dhe profesionistë të tjerë të zellshëm dhe me emër në gjuhët e Ballkanit. Brenda një kohe të shkurtër, Literatus u shndërrua në një qendër me zë në lemë të zbatimeve tepër cilësore gjuhësore dhe profesionale në fushat e përkthimit dhe interpretimit, me përkushtim të veçantë ndaj shërbimeve të ofruara, përkthime cilësore me kritere që mbështeten rreptësisht në parime profesionale.

Me një staf të përkushtuar dhe një rrjet të gjerë asistentësh, bashkëpunëtorësh, përkthyesish dhe specialistësh, përbën zgjidhjen më të mirë në tregun e sotëm mbarë global të komunikimit ndërgjuhësor

Literatus përbën zgjidhjen më të mirë për zbatime të vështira gjuhësore dhe me terminologji të specializuar për një numër të madh shoqërish tregtare. kompanish, entesh publike, universitete, masmedia dhe institucione të tjera ekonomike dhe arsimore, shtëpi botuese, banka, shoqata, dhoma të tregtisë dhe të industrisë, në Greqi dhe më gjerë.

Literatus ofron shërbime përkthimesh dhe interpretimesh me cilësi të lartë në të gjitha degët e shkencave: të letërsisë, ekonomisë, shkencave juridike, mjekësisë etj. Literatus punon gjithmonë dhe ekskluzivisht në mjedise të kompjuterizuara, siç është administrimi elektronik i materialit të përkthyer, banka termash dhe database, memorie elektronike e teksteve të përkthyera, mbështetur dhe nga shërbime të tjera si terminologji, dokumentacion, dhe mbi të gjitha informatikë.

Literatus ka në dispozicion një bazë të dhënash për ekonomitë kombëtare të vendeve të ndryshme të Ballkanit sipas statusit ligjor dhe urdhëresave juridike të vendeve përkatëse, me udhëzues të domosdoshëm për shoqëritë tregtare ashtu si dhe me një bibliotekë të pasur për shërbime gjuhësore dhe arkivash elektronikë. Në fushën e mësimit të teknologjisë së përkthimit (parimet e menaxhimit, teoria dhe estetika e përkthimit, interpretime konferencash dhe takimesh publike, interpretime simultante (të njëkohshme), të njëpashnjësnjëshme, me pëshpërima, dhe me shenja, bashkëpunon me një sërë universitetesh, institucionesh, shkollash dhe qendrash përkthimi, librarish, qendrash arsimore të së drejtës publike dhe private etj.

Bashkëpunëtorët tanë kanë marrë pjesë në takime dhe përkthime shkencore, interpretime në fushat e shkencës dhe letërsisë.

Literatus ka bashkëpunuar me një numër të madh shtëpish botuese në botime të literaturës shkencore, doracakë profesionalë dhe fjalorë për specialistë të shkencave të ndryshme. Madje, Literatus ka marrë përsipër mbikëqyrjen gjuhësore dhe redaktimin e botimeve të ndryshme profesionalë.

Bashkëpunëtorët e Literatus kanë marrë pjesë si interpretuesnë konferenca të shumta të krerëve të shteteve, ministrave, zyrtarëve të qeverive si dhe funksionarëve të tjerë të rëndësishëm profesionistë e shkencorë. Literatus bashkëpunon vetëm me përkthyes dhe interpretues të specializuar në fushën e tyre të dijës.

Bashkëpunëtorët e Literatus janë të kualifikuar, me arsim të lartë, titullarë gradash shkencore dhe fitues të një numri të konsiderueshëm çmimesh dhe diplomash. Specialistët dhe bashkëpunëtorët tanë përkthejnë vetëm në gjuhën e tyre amë.


Shtëpia Botuese Literatus
Përkthyesit e Literatus
Seksioni i përkthimeve, 2000