Literatus    Shërbime         Veprimtari        Klientët          Dëshmi             Kontaktoni


Në ketë faqe do të gjeni njoftime dhe komunikime nga Konsullata Shqiptare në Selanik për legalizimin e dokumenteve tuaja.

Konsullata shqiptare në Selanik për shërbimin tuaj sa më të mirë vë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

  • Për mbyllje takimi me aplikim pasaporte dhe per shërbimet konsullore telefononi tek numri: 7007001103
  • Per mbyllje takimi me SMS (mesazh celulari) tek numri: 6980920137
  • Per mbyllje takimi per aplikim pasaporte dergoni SMS ne formen: Emri Mbiemri Nr. i pasaportes.
    Ne vijim per pak minuta ju vjen përgjigje me SMS ku ju konfirmon daten dhe oren e takimit.
    Nr i llogarisë bankare: 212/480800-26 Ethniki Trapeza
    108 euro për pasaportë
    10 euro për kartë identiteti

    Njoftim i Konsullatës Shqiptare në Selanik për pajisjen me Lejë Kalimi

    NJOFTIM
    Përsa i përket procedurave për pajisje me leje-kalimi, nevojiten dokumentet si më poshtë:
    1. Në rastin kur pasaporta është e humbur paraqitet vetë personi me
    - vërtetimin origjinal të policisë ku është bërë deklarimi e humbur,
    - një çertifikatë lindje me foto të 3 muajve të fundit ose kartë identiteti dhe dy foto të formatit 4cm x 5cm me sfond të bardhë.
    2. Në rastin kur pasaporta është e dëmtuar ose e mbaruar,
    - të paraqitet vetë personi,
    - kur pasaportës së dëmtuar nuk i dallohet fotografia, paraqitet edhe një çertifikatë lindje me foto e 3 muajve të fundit ose kartë identiteti dhe dy foto të formatit 4cm x 5cm me sfond të bardhë.
    3. Në rastin kur fëmija është nën 16 vjeç paraqiten:
    - të dy prindërit me pasaporta
    - çertifikatë familjare nga Gjendja Civile në Shqipëri e 6 mujorit të fundit,
    - fëmija me pasaportë (kur është e dëmtuar ose e mbaruar) + dy foto të formatit 4cm x 5cm me sfond të bardhë.
    4. Në rastin kur fëmija nuk ka pasaportë:
    - paraqiten të dy prindërit me pasaporta
    - çertifikata e lindjes me foto dhe çertifikata familjare e 6- mujorit të fundit plus dy foto të formatit 4cm x 5cm me sfond të bardhë
    Leja e kalimit kushton 30 euro.

    Selanik, Konsullata e Përgjithshme njofton:

    Në kuadër të rritjes së cilësisë në shërbimet konsullore, me qëllim për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga data 26.01.2009,
    të gjitha veprimet konsullore pranë Konsullatës së Përgjithshme-Selanik do të kryhen vetëm nëpërmjet shërbimit postar.
    Përjashtohen nga ky rregull vetëm
    aplikimet për pasaportë, prokurat, aplikimet për vizë si dhe ato veprime për të cilat aktet normative ne fuqi, kërkojnë paraqitjen fizike te vetë personit.
    Të gjitha pagesat për veprimet konsullore pa asnjë përjashtim do të kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar.
    Pagesat mund të kryhen në çdo degë të Bankës Agrare në një llogari të posacme. Për çdo veprim që do të kryhet, faturat e pagesave (paravola,) origjinale duhet të shoqërojë dokumentacionin.
    Për legalizimet tarifa është 20 euro. Përjashtohen çertifikatat e vdekjes që janë gratis
    Në rastet e legalizimit të dokumentave (çertifikata lindje, vdekje ose dokumenta të tjera të prodhuara në institucionet greke), të interesuarit duhet që detyrimisht të kenë kryer më parë procesin e legalizimit paraprak të këtyre dokumentave në ministritë përkatëse greke dhe në fund në zyrën e legalizimeve në Ministrinë e Maqedonisë dhe Thrakës.
    Vetëm pasi është kryer ky proces ato postohen për në Konsullatë.
    Postimi i dokumentacionit bëhet në zarf të vecantë nga seicili përson i interesuar.
    Me qëllim shmangjen e veprimeve abuzive, nuk do të kryhen legalizimet për dokumentacionet e ardhura në grup, me përjashtim të rasteve kur dokumentacioni i përket të njëjtit person ose subjekt. Adresa e dërguesit duhet të shkruhet qartë me shkrim të kuptueshëm e pa korigjime.
    Në rastet kur dokumentacioni është i pa rregullt, ai kthehet mbrapsh tek dërguesi për plotësim, së bashku me faturën e pagesës.
    Shpenzimet e tarifës postare përballohen nga vetë personi interesuar. Ato duhet të kryhen jo vetëm për dërgimin e postës në Ambasadë, por detyrimisht edhe per rikthimin e zarfit në destinacion.

    Për çdo sqarim të mëtejshëm mund të kontaktoni në numrin telefonik:
    2310-222-694.
    Adresa e dergimit te dokumentave është:
    Konsullata e Përgjithshme Shqiptare
    Sektori Konsullor
    Tsimiski 43
    T.K 54624-Selanik
    .



  • Odysseos 6, 54627 Selanik Tel. 2310 516251 info@literatus.gr
    © Literatus 2012 - Përkthime Interpretime